Mëngjesin e së hënës ka rifilluar normalisht puna në pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, pas një ndërprerjeje 72-orëshe për shkak të grevës së palës greke.
Nëpunësit e doganave të të gjithë Greqisë nisën të premten një grevë 24-orëshe, e cila u pasua me një grevë tjetër 48-orëshe.
Doganierët grekë kanë përshkallëzuar lëvizjet e tyre në shenjë proteste ndaj projektligjit që kërkon të aprovojë qeveria, për të krijuar një Autoritet të Pavarur për Sekretariatin e Përgjithshëm të të Ardhurave Publike, që do të përfshijë edhe doganat. Ata kërkojnë anulimin e projektligjit për “Organizimin dhe funksionimin e pikave kufitare tokësore”, si dhe transferimin e mekanizmit të mbledhjes së taksave jashtë Ministrisë së Financave.
Greva shkaktoi probleme në qarkullimin e shtetasve shqiptarë, apo emigrantëve që lëvizin në 4 pikat kufitare me Greqinë: Kapshtica, Kakavija, Qafë-Bota dhe Tre Urat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/