Kryetari i bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi, ka justifikuar përdorimin e 4 emrave, sikurse ka bërë më herët edhe Elvis Roshi, kryebashkiaku i Kavajës.
Kreu i bashkisë së Kurbinit shprehet se historia e tij është e njëjtë me atë të shumë shqiptarëve që kanë emigruar në vitet 90’, kur për mungesë të dokumentacionit janë detyruar të jepnin emra të rremë për të mos u kthyer në Shqipëri.
Të njëjtat argumente ka përdorur edhe Elvis Roshi, kur është akuzuar për ndërrimin e emrit edhe prej tij.
Ky justifikimi i kryebashkiakut të Kurbinit, është i motivuar edhe nga mbrojtja që kryeministri Edi Rama i ka bërë Elvis Roshit.
Duke i cilësuar të turpshme akuzat e Partisë Demokratike në drejtim të tij në lidhje me formularin e dekriminalizimit, në një intervistë për “Panorama”, kryebashkiaku i Kurbinit deklaron se emrat e shënuar në formularin e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë përdorur prej tij në kohën kur ka qenë ende fëmijë…, 18-vjeçar.
Sipas Bardhit, bëhet fjalë për vitet 1992-1993, kur si emigrant në Itali është ndaluar disa herë nga policia italiane për çështje dokumentacioni dhe ka dhënë identitete të rreme.
I pyetur në se do të ndërmarrë ndonjë hap ligjor ndaj këtyre akuzave të ngritura nga PD-ja, Artur Bardhi e shmang në përgjigje për një ballafaqim të mundshëm në gjykatë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/