2600 € për të kaluar 4 shqiptarë nga mali për në Greqi,...

2600 € për të kaluar 4 shqiptarë nga mali për në Greqi, arrestohen 2 tepelenas

54
0
Shares

Dy tepelenas u arrestuan nga policia në pikën kufitare të Kakavijës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kalonin në mënyrë të paligjshme 4 shqiptarë drejt Greqisë. Sipas policisë, kjo bëhej në këmbim të 650 eurove për person dhe kalimi do të bëhej nga mali përmes kufirit të gjelbër. Kështu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Azilanti 4”, u vunë në pranga Hektor Gole 31 vjeç dhe Manxhar Shehu 33 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim një 58-vjeçar me inicialet K.G.

Procedimi penal ndaj tyre kishte nisur që në prill të 2016-ës dhe përmes hetimit u bë i mundur arrestimi i tyre në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve“ kryer në bashkëpunim

Gjatë operacionit u sekuestruan

1 automjet, 8 aparate celularë, 300 euro, 3 pasaporta biometrike, 1 pajisje për skanimin e pasaportave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY