Biznesmeni Rezart Taci është lënë i lirë nga drejtësia Zviceriane ku u raportua se u ndalua pak kohë më parë.
Burime të Ora News bëne me dije se manjati i karburanteve është lënë i lirë rreth 72 orë më parë. Burimet thanë se aktualisht ai ndodhet në gjendje të lirë dhe pritet që të rikthehet në Shqipëri. Taçi u raportua se ishte ndaluar me urdhër të prokurorisë kantonit të Gjenevës në Zvicër
Ai u akuzua për “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.
Pak ditë më parë policia sekuestroi 1.3 milionë dollarë në llogaria bankare e biznesmenit Rezart Taçi.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e Gjykatës për sekuestrimin e llogarive bankare të biznesmenit, duke kryer veprime në 16 banka të nivelit të dytë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/