Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Ipeshkvit Lucjan Avgustini

Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Ipeshkvit Lucjan Avgustini

138
0
Shares


Lucjan Avgustini – Bujar Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta personale dhe institucionale për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës si dhe Nënkryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Lucjan Avgustini.
“Me keqardhje të parrëfyeshme dhe dhimbje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut të shtrenjtë, klerikut të shquar, e bariut të dedikuar shpirtëror, i cili gjithë jetën dhe shërbimin e tij fetar ia kushtoi dedikimit ndaj Zotit dhe përkujdesjes për grigjën e besimtarëve në trojet shqiptare dhe kudo tjetër e thërriste detyra e shenjtë.
Me largimin e parakohshëm nga kjo jetë, Kishës Katolike në përgjithësi, dhe në veçanti, Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë do t’i mungojë së tepërmi ky prelat i devotshëm, dhe personalitet mbresëlënës i shqiptarisë, i cili duke ndjekur shembullin dhe veprën e Nënë Terezës, la gjurmët e veta të pashlyeshme bamirëse në Kosovë e në Shqipëri.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Imzot Avgustinit dhe shpirti i tij i pastë dritë!”, nëvizohet në mesazhin e Presidentit Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY