Ja si 5 zyrtarët e Kavajës shitën ilegalisht 80 hektarë bregdet

Ja si 5 zyrtarët e Kavajës shitën ilegalisht 80 hektarë bregdet

52
0
Shares

Prokuroria e Kavajës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim ishdrejtuesin e Hipotekës së këtij qyteti, ish­kryetarin e Komunës Gosë, si edhe disa ish­zyrtarë të tjerë, të akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, nëpërmjet të cilave kanë tjetërsuar, regjistruar dhe shpërndarë rreth 80 hektarë tokë bregdetare në zonën e Vilë­Bashtovës, në kundërshtim flagrant me ligjin.

Këtë sipërfaqe, e cila tashmë është nën sekuestro preventive, ishzyrtarët ua kanë kaluar në pronësi disa familjeve bujqësore, të cilat nuk kanë asnjë dijeni se janë pronarë të hapësirave në bregdet.

HETIMET E PROKURORISË

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Kavajës ka arritur të faktojë shkeljet, të paraqitura në mënyrë të përmbledhur si më poshtë: Ish­ kryetari i komunës Gosë, Sinan Shala dhe ish­zyrtarët lokalë të ndarjes së tokave, Nezir Leçini, Myzafer Xhelilaj e Idriz Thaçi, kanë falsifikuar të gjithë dokumentacionin, në bazë të të cilave rreth 80 hektarë tokë bregdetare, e cila nuk lejohej ligjërisht të ndahej në bazë të ligjit nr.7501/ “Për tokën”, është regjistruar si tokë bujqësore. Ky falsifikimi është realizuar duke ngjitur në regjistrat përkatës disa letra të rreme, në bazë të të cilave Këshilli i Rrethit Kavajë kishte miratuar ndryshimin e destinacionit të tokës. Por, nga hetimi ka rezultuar se falsifikimi ka qenë lehtësisht i dallueshëm, pasi dokumentat e shtuar në regjistrin përkatës mbajnë data, në të cilat Këshillat e Rretheve ishin shkrirë. Në vijim, këta shtetas, pasi kanë ndryshuar destinancionin e tokës nga bregdetare, në tokë arë, e kanë shpërndarë atë në disa familje bujqësore të zonës.

Nga veprimet e Prokurorisë së Kavajës rezulton se këto familje bujqësore janë pajisur më parë me tokë në bazë të ligjit nr. 7501 dhe nuk kishin më të drejtë të përfitonin. Gjithsesi, në regjistrat hipotekorë rezulton se këto familje kanë të regjistruar disa herë më shumë tokë se sa i takon. Prokuroria e Kavajës ka kryer verifikimet e nevojshme, nga të cilat ka rezultuar se familjet bujqësore me tokë shtesë nuk kanë pasur dijeni për këtë gjë. Nga praktika në Hipotekë, rezulton se veprimet në emër të tyre janë kryer nga ish­zyrtarët e komunës dhe të komisionit të ndarjes së tokave, të cilët tashmë janë marrë të pandehur.

Gjithashtu, pasi janë regjistruar këto prona në emër të disa familjeve bujqësore, të pandehurit kanë realizuar fiktivisht rolin e përfaqësuesit të tyre për shitjen e këtyre pronave tek persona të tretë. Të gjitha veprimet e paligjshme të realizuara nga ana e ish­zyrtarëve të komunës Gosë, të marrë të pandehur tashmë, janë legjitimuar nga ish­drejtuesi i Hipotekës Kavajë, Fatos Gjuzi. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Kavajës dërgon për gjykim, si më poshtë: Sinan Shala, ish­kryetar i Komunës Gosë, Kavajë Nezir Leci, ish­zyrtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Gosë, Kavajë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY