Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për dekrimanilizimin, në Krujë kërkohet largimi i menjëhershëm i kryetarit të bashkisë, Artur Bushi. Në këtë protestë, qytetarët shprehen se megjithëse ka deklaruar vetëm një pjesë të së shkuarës kriminale, edhe ajo është e mjaftueshme që bashkia e Krujës të pastrohet nga krimi e t’i kthehet qytetarëve.
Gjatë kësja proteste, Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji i shoqëruar nga qytetarë të Krujës dhe Fushë-Krujës, kanë kërkuar sot hetim të plotë për atë çfarë Bushi ka fshehur nga e shkuara e tij. Ata protestuan sot para bashkisë së Krujës, sipas tyre, kundër damkës së krimit që Rama ka vendosur aty në pushtet.
Duke e rrethuar bashkinë me shirita “skenë krimi” Salianji i drejtoi disa pyetje publike kryebashkiakut dhe kryeministrit Rama…
“A ka përdorur kryebashkiaku emrin Kastriot Cakoni që nuk e ka deklaruar?
A është dënuar në Itali për prostitucion, trafik dhe shpërndarje narkotikësh?”.
Sekretari i PD u shpreh më tej se çlirimi i institucioneve nga krimi është emergjencë kombëtare dhe se të dhënat e fshehura në formularët e vetëdeklarimit do të ndiqen me prioritet nga Partia Demokratike dhe Prokuroria.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/