Policia e Durrësit ka zbardhur shkakun e aksidentit të mëngjesit të djeshëm në autostradën Tiranë-Durrës ku humbën jetë dy persona dhe u plagosën katër të tjerë.
Sipas Policisë, është ndaluar shtetasi Adis Barzezi, 28 vjeç banues në Tiranë, i cili ka qenë edhe drejtuesi i mjetit. Ndalimi i tij u bë sepse rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.53 mg/l.
Gjithashtu, ka nisur procedimi penal edhe ndaj Hamza Islamaj, 49 vjeç, që është administrator i subjektit kontraktues për mirëmbajtjen e rrugës ku ndodhi aksidenti. Sipas Policisë, kontraktuesi nuk ka zbatuar me përpikëri kushtet teknike dhe nuk ka zëvendësuar barrierat mbrojtëse të sigurisë, të cilat kanë qenë të dëmtuara.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
DETAJE & EMRA/ Durrës, ja si ndodhi aksident me 2 të vdekur e 4 të plagosur
/web/DETAJE_EMRA_Durres_ja_si_ndodhi_aksident_me_2_te_vdekur_e_4_te_plagosur_19286_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/