Tkurret numri i shqiptarëve, me shumë divorce, vdekje dhe aborte

Tkurret numri i shqiptarëve, me shumë divorce, vdekje dhe aborte

55
0
Shares

Numri i shqiptarëve po tkurret nga dita në ditë. Raporti i fundit i Institutit të Statistikave tregon se përgjatë 2015, se abortet janë rritur më 8.5%, ndërsa lindjet kanë rënë 8% krahasuar me një vit më parë, duke bërë që ky vit të sjell në jetë 3 mijë foshnje me pak se 2014, infomon televizioni klan.

Për ekspertët e statistikave, alarmant është fakti se çiftet e reja nuk po arrijnë të zëvëndësojnë veteveten, pasi çiftet po lindin më pak se dy fëmijë.

E ndërsa lindjet kanë rënë, vdekjet kanë shënuar rritje me 8 % në 2015. Meshkujt zënë numërin më të madh të tyre.

25 mijë çifte kanë vendosur të lidhin martesë përgjatë vitit që kemi lënë pas, e në të njëtën periudhë 5255 çifte kanë kërkuar zgjidhjen e martesës. E përkthyer në shifra krahasur me vitin 2014, divorcet kanë shënuar një rritje me 24%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY