SATIRË/ 6 përkufizime origjinale për politikanët me shumë emra dhe një fjalë...

SATIRË/ 6 përkufizime origjinale për politikanët me shumë emra dhe një fjalë e urtë e re për këtë “kategori”

89
0
Shares

 

hysni ndreu, vogel

Hysni Ndreu

Hysni Ndreu, një nga miqtë e DRONI.al, ka renditur në formë satire, 6 përkufizime origjinale për politikanët me shumë emra. Jo vetëm kaq, por ai propozon edhe disa “të drejta” më shumë për këtë “kategori”. Nga ana tjetër Hysni Ndreu, ka formuluar edhe një fjalë të urtë të re, për politikanët me më shumë se një emër

Përkufizimet
1. Deputetët shqiptarë janë të vetmet qenie në botë që emrin e kanë në numrin shumës.
2. Gjatë funeralit, nuk do të thuhet: “I paharruar qoftë emri i tij”, por “Të paharruar qofshin emrat e tij”.
3. Kur e pyesin një nuse deputeti apo kryebashkiaku me kë je martuar, ajo përgjigjet: Me Elvisni, Matteon, Ervisin, Leonardon.
4. Meqë numri i emrave të një deputeti e kalon dyshin, treshin apo katrën, propozoj të mos i quajmë më emra të përveçëm, por emra të përgjithshëm dhe, si rezultat, t’i shkruajmë me shkronjë të vogël.
5. Në Parlament, çdo deputet që ka dy, tre apo katër emra, të ketë edhe të drejtën e dy, tre apo katër votave.
6. Nëse macja ka shtatë shpirtra, por një emër, deputetët tanë kanë shtatë emra, por janë të pashpirt.

Fjala e urtë
“Emri, pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që të nxjerr prej situatës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY