Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Për pasojë, ka mbetur i vdekur një person ndërsa janë plagosur 4 të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur në Unazën e Plazhit në këtë qytet. Ka qenë një autoveturë tip “Peugeot” me targa TR 4863 R që është përplasur me trafikndarësen.
Pas njoftimit, në vendngjarje shkoi policia dhe 4 autoambulanca. Të plagosurit u dërguan në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si edhe identitetet e viktimave, ndërsa dyshohet se mjeti në të cilin udhëtonin 5 të rinj nga Shkozeti, ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi, tej normave të lejuara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/