Ndalohet mësuesja nga Cërriku, dërgoi nxënësit në Tiranë të ankoheshin për mësuesit...

Ndalohet mësuesja nga Cërriku, dërgoi nxënësit në Tiranë të ankoheshin për mësuesit e tjerë

58
0
Shares

Një ditë pasi dërgoi nxënësit me taksi nga Cërriku drejt Tiranës, ndalohet mësuesja 57-vjeçare Mjaftoni Ago. Ajo dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën, pasi mesditën e së enjtes pesë nxënës të Shkollës “7 Marsi” në Cerrik, të cilët i kishte nën kujdestari, denoncuan në një televizion dhunën e ushtruar nga një mësuese tjetër e kësaj shkolle. Pasi e kanë denoncuar ngjarjen publikisht ata janë shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit ku janë marrë në pyetje për afro 6 orë

Ata ishin larguar nga shkolla me anë të një taksie, pa dijeninë e prindërve dhe këta të fundit e morën vesh ngjarjen vetëm kur panë në media fëmijët e tyre dhe për afro 6 orë ata janë detyruar të presin fëmijët jashtë ambienteve të komisariatit. Ndërkohë jashtë ambjenteve ka qenë edhe mësuesja e tyre kujdestare, Mjaftoni Ago, e cila pohon për mediat se nga ana e nxënësve ka pasur ankesë se janë dhunuar nga një mësues.

Pas 6 orëve të marrjes në pyetje të fëmijëve, prindërit pasi janë njohur me këtë çështje kanë vendosur të denoncojnë mësuesen kujdestare të tyre dhe drejtoreshën e shkollës.
Në fund të marrjes në pyetjeve një prej nxënësve ka mundur të thotë disa fjalë për atë që ka ndodhur.

Ende Drejtoria Arsimore Elbasan nuk ka dalë në një prononcim zyrtar për rastin. Mësohet se një ekip i Ministrisë së Arsimit ka mbërritur në Elbasan për të sqaruar këtë ngjarje. Ndërkohë që mësuesja që ka shoqëruar fëmijët deri tek taksia për t’iu drejtuar më pas Tiranës është pezulluar nga detyra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY