Debati për përgjimin e paligjshëm jo vetëm nuk është mbyllur, por përkundrazi skandali është thelluar akoma më shumë, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.
“Letra e ish drejtuesit të policisë italiane konfirmon, pohon drejtpërdrejt, se paisja ka hyrë në Shqipëri ilegalisht.
Sepse një paisje e tillë, gjurmimi e përgjimi, është ilegale kur futet pa u regjistruar në doganë, dhe është ilegale kur përdoret pa u vënë në dijeni dhe pa dhënë miratimin e tij Prokurori i Përgjithshëm.
Fakti se paisja është futur në mënyrë të paligjshme tregon se ajo do të përdorej, sic është përdorur nga Saimir Tahiri në mënyrë të paligjshme.
Tahiri ka zgjedhur të tradhtojë të gjithë vartësit e tij që janë përlyer në këtë krim, duke thënë se nuk është përgjegjësi e tij.
Pyesni policinë, thotë Tahiri.
Pyesni doganat, thotë Tahiri.
Kërkon të lajë duart ministri i brendshëm, kur gjithkush e di se paisja ka hyrë, është përdorur, me porosinë e tij dhe me dijeninë e Edi Ramës.
Shihni kushtet e flagrancës ku janë kapur Tahiri e shefi i tij i policisë. Të dy thanë në fillim se një paisje e tillë nuk ekziston. Më vonë Tahiri e pranoi se pajisja ekziston.
Më pas Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Çako deklaroi në komisionin e sigurisë se pajisja nuk ekziston. Ndërkohë, ish drejtori i policisë italiane e hedh poshtë deklaratën e Cakos dhe thotë se pajisja ekziston, ka hyrë në Shqipëri dhe është përdorur.
Këto qëndrime kontradiktore, të mbushura me alibi e mashtrime, janë provë e krimit që kanë kryer Tahiri me vartësit e tij.
Prokuroria duhet të zbardhë sa më shpejt këtë cështje, kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare, me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, me interesin më të lartë publik.
Por ky hetim që e pret mbarë vendi, pengohet çdo ditë nga qënia në detyrë e Tahirit dhe e Cakos dhe e rrjetit të tyre drejtues.
Ata duhet të largohen menjëherë nga detyra, që të kemi shpejt një drejtësi të plotë e objektive”, thotë Ristani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/