8 mijë dollarë, gjoba e avokatit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë

8 mijë dollarë, gjoba e avokatit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë

50
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 2 vjet burg avokatin Arjan Kalaja, pasi tri vjet më parë ai ka vendosur “gjobë” anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Kalaja me anë të një mesazhi telefonik i ka kërkuar gjyqtari Thanza të paguajë në formë gjobë shumën prej 8 mijë dollarësh. Në të kundërtën, e ka kërcënuar se do i drejtohet mediave për të denoncuar aferat korruptive.

Ky mesazh kërcënues mësohet se është nisur në verën e 2013 vetëm pak muaj pasi gjyqtari Thanza është emëruar pranë Gjykatës së Lartë, pas mbarimit të mandatit si gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese.

Pas këtij mesazhi kërcënues mësohet se gjyqtari Thanza i ka kthyer përgjigje, duke pyetur se kush ishte pasi nuk e njihte numrin. Më pas e ka kallëzuar në polici për mesazhin shantazhues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY