Skandal i jetimores, gjykata e Shkodrës vendos arrest me burg për pesë...

Skandal i jetimores, gjykata e Shkodrës vendos arrest me burg për pesë zyrtaret

60
0
Shares

Gjykata e Shkodrës vendosi arrest me burg për pesë zyrtarët e arrestuar mbrëmë për abuzim në shtëpinë e fëmijës. Të arrestuarit janë ish Drejtoresha  Albana Llazani dhe katër punonjëse të tjerë të jetimores.
Ato akuzohen për keqtrajtim të të miturit dhe shpërdorim të detyrës. Gjatë hetimeve paraprake të kësaj çështjeje janë pyetur të gjithë fëmijët e institucionit dhe te qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkollorë 6-18 vjeç. Paraprakisht rezulton se fëmijët janë dhunuar psikologjikisht e fizikisht. Në të njëjtën kohë, drejtori i qendrës Gëzim Mahmutaj tha se presim rezultatet e hetimit për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Sipas prokurorisë, nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë. Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY