Ministri Saimir Tahiri mohoi të kishte dijeni për Klement Balilin se ishte përfshirë në trafikun e drogës. Edhe pse hetohej prej 3 muajsh nga policia shqiptare, Tahiri tha se une e mësova pasi kishin përfunduar hetimet.
Sipas Tahirit nuk ka ndonjë arsye të dinte se një drejtor ishte edhe trafikant, tha ai.
Punonjësit e policisë kanë bërë punë të shkëlqyer, tha Tahiri por nuk ka sqaruar se pse Balili nuk është në duart e policisë edhe pas ardhjes së urdhërit të arrestimit nga interpoli grek.
Personi mund ti shmanget drejtësisë por kjo nuk do të jetë e gjatë, tha Tahiri.
Ministri i Brendshëm tha se policia ka kërkuar urdhër arresti nga prokuroria por nuk ka pasur një të tillë nga prej organit të akuzës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/