Prag skandali mes Italisë dhe Shqipërisë: Panza nuk është drejtor por nisi...

Prag skandali mes Italisë dhe Shqipërisë: Panza nuk është drejtor por nisi letrën për përgjimet

71
0
Shares

Në foto, Alesandor Panza

Prokuroria shqiptare ka marrë një përgjigje nga policia italiane lidhur me përgjuesin të firmosur nga Alesandor Panza në detyrën e drejtorit të policisë italiane. Letra ka ardhur në Shqipëri më 18 maj por ndërkohë sipas mediave italiane Panza nuk është drejtor i policisë që më 29 prill. Që prej kësja dite ai është drejtori i ri i Departamentit të Informacionit të Sigurisë (Dis) që koordinon të dy shërbimet e inteligjencës (Aisi dhe Aise).

Panza ishte drejtor i policisë nga viti 2013.
panza postim

Ne foto faksimile e shkrimit te corriere,it per detyren e re te Panza

Nëse kjo vërtetohet atëherë një skandal i madh do të trondisë marrëdhëniet mes policisë shqiptare dhe italiane.

Kreu i interforcës në Tiranë akuzohet për fshehje të të dhënave për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Rasti i makinës përgjuese dhe letra e falsifikuar do të përfshinte në një furtunë repartet kudnër krimit në të dy anët e Adriatikut.

Siç shkruan Corriere della Sera Franco Gabrielli, ish-prefekti i Romës dhe Akuilas, ka marrë zyrtarisht detyrën mëngjesin e sotëm.

“Franco Gabrielli është bërë kreu i Policisë Italiane. Prefekti dhe polici, që më parë ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Sisde, pastaj prefekt i Akuilas dhe shef i Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe që nga prilli i 2015 zbuloi “Mafia Capitale”, që prej 29 prillit ishte emëruar si kreu i Policisë”, theksohet në Corriere Della Sera.
gabrieli

Ne foto, faksimile e lajmit te corriere.it per ermerimin e Gabrielli si drejtori I policies italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY