Mesazhi ndaj Blushit/Tahiri: Do të nisja çështje penale ndaj Roshit nëse ka...

Mesazhi ndaj Blushit/Tahiri: Do të nisja çështje penale ndaj Roshit nëse ka kërcënim

50
0
Shares

Ministri Saimir Tahiri tha sot në opinion se kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi duhet të hetohet penalisht për shkak se ka kërcënuar deputetin Blushi nëse vërtet ai mesazh që pretenduar deputeti socialist është kërcënimin.

Tahiri tha se nuk e di përmbajtjen e mesazhit të Roshit, pasi Blushi nuk ia ka vënë në dispozicion.

Fevziu: A ishte një mesazh kërcënues dhe a është normale që një bashkiak të kërcënojë një deputet të parlamentit?

Tahiri: Duhet të pyesni Blushin se cila është përmbajtja e kërcënimit. E kam kontaktuar vetë personalisht që përveç komunikimit në foltore ti drejtohet edhe instancave përkatëse pasi është vepër penale. Në rast se ka një kërcënim nga çdo person duhet ndjekur në rrugë zyrtare.

Fevziu: Keni marrë masa për sigurinë e deputetit?

Tahiri: Unë nuk marr masa për çdo deputet që kërcënohet. Pavarësisht se e kam kontaktuar vetë. Ky është detyrim moral, personal, institucional. I kam kërkuar që përtej denoncimit publik, politik të shkojë në Prokurori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY