Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Kavajë, ndaluan dje dy persona për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shkollore”.
Sipas policisë, të ndaluarit janë, Bardhyl Mastori, me detyrë drejtor i shkollës Mesme Jopublike ”Dituria”, Kavajë dhe Vath Gjylsheni, me detyrë President i Shkollës Mesme Jopublike ”Dituria”
Kavajë.
Ndalimi i tyre u bë pasi u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë. Këta shtetas pajisnin qytetarë të ndryshëm me diploma të lëshuara nga kjo shkollë e mesme jo publike.
Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shkollore” parashikuar nga Neni 187/2 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/