Jasin Sulo
Jasin Sulo është fajtor për vrasjen e shokut të tij dhe rrezikon të
marrë një dënim prej 12 vitesh burg. Kjo është kërkesa e prokurorisë, ndërsa vendimi pritet të merret nga gjykata.
Sulo vrau më 31 dhjetor të vitit të kaluar mikun e tij, Ermal Abdushi,
26 vjeç, ngjarje e ndodhur në Itali. Seanca e ardhshme dëgjimore
është caktuar të mbahet më 1 qershor.Vdekja e Abdushit ndodhi në shtëpinë e Sulos. Ai u qëllua me një pistoletë tip ‘Magnum 44’.
Ata të dy ishin ulur në tavolinë bashkë me disa kushërinj dhe Sulo po u tregonte armën, e cila dyshohet se ishte vjedhur disa ditë më parë.
Sipas prokurorisë, vrasja ishte nga pakujdesia pasi loja me pistoletën doli jashtë kontrollit. Por, fakti që Sulo pas ngjarjes së larguar e rëndon pozitën e tij para ligjit.
Vëllai dhe motra e 26vjeçarit të vrarë kanë kërkuar një dëmshpërblim monetar prej 500 mijë euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/