Prindërit e saj nuk duan që ta lënë Shivanin të lidhur pas një guri, por nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi u duhet të shkojnë në punë.
Ata kanë edhe një fëmijë tjetër, 3 vjeç e gjysmë, por ai nuk mund të kujdeset për motrën më të vogël. Nëse ajo nuk qëndron e lidhur, vogëlushja mund të dalë në rrugët e Indisë, por kështu i rrezikohet jeta.
E zbathur dhe në mes të pluhurit, vogëlushja qëndron nëntë orë në ditë në temperaturë që shkon deri në 40 gradë celsius.
“E lidhim vajzën në mënyrë që ajo të mos dalë në rrugë. Djali nuk kujdeset dot për të, pasi është vetëm 3 vjeç e gjysmë. Qyteti është i mbushur plot me makina, nuk kam mundësi tjetër. Këtë e bëj për sigurinë e saj”, tha nëna 23-vjeçare, Sarta Kalara.
(gazeta-Shqip.com)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/