Foto Ilustuese
Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Roja”, ku kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të Asqeri Zeqo 65 vjeç, banues në Durrës, roje pranë një firme private në Shkozet dhe Indrit Tafa 45 vjeç, banues në Durrës, pronar i një gomisterie në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi, për një periudhë kohe, shtetasi Asqeri Zeqo, ka vjedhur lëndë djegëse (naftë) në mjetet e firmës ku punonte dhe më pas e shiste me një çmim më të ulët, në një gomisteri, pronar i së cilës ishte shtetasi Indrit Tafa.
Në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe u sekuestruan, një sasi e konsiderueshme lënde djegëse(naftë); një automjet tip Golf me targa DR 9286 C, në pronësi të shtetasit Indrit Tafa; 2 telefona celularë dhe para.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar në nenet 135 dhe 287/b të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/