BIE LEGJENDA/ Everesti nuk është mali më i lartë në botë

BIE LEGJENDA/ Everesti nuk është mali më i lartë në botë

86
0
Shares

Të gjithë ata që kanë ngjitur me trimëri Malin Everest mund të jenë munduar më kot – ata nuk kanë ngjitur malin më të lartë në botë, sipas shkencëtarëve.

Malin himalajas në të vërtetë e mund mali Çimborazo, në Ekuador. Por, Everesti megjithatë është numër një, sipas matjeve tradicionale,shkruanThe Independent.

Ai është gati 9.000 metra mbi nivelin e detit, mijëra metra më shumë sesa cilido prej rivalëve të tij më të afërt.

Por, ai nuk është në të vërtetë më i larti, apo ai që ndodhet më së afërti me qiellin. Mali i Ekuadorit e mund atë në këtë matje, për shkak të formës së çuditshme të Tokës.

Everesti del i pari vetëm kur matet nga niveli i detit. Por, nëse ai matet nga qendra e Tokës, Çimborazo është bindshëm i pari – kurse Everesti nuk do të zinte vend as në listën e 20 maleve më të larta në botë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY