Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal sot ën Kuvend te rasti “Balili”. Sipas tij, Europol shmangu policinë shqiptare nga operacioni ndërkombëtar, ndërsa Rama e Koço folën vetëm pasi u siguruan për arratisjen e tij.
“Rama e zhyti vendin në skandale. Këtu kalohet nga skandali në skandal.
Çfarë ndodhi me Balilin…?!
Kryebalili në Parlament deklaroi se ‘është bërë një punë e mirë e policisë shqiptare, me DEA-n kundër një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës’.
Këto ishin fjalët dhe guksoi që rrahu Ediskobari para shqiptarëve. Ediskobari e ka për krenari të mashtrojë.
Edhe zëdhënësi i tij te mistria e brendshme Saje Qorri, të njëjtën gjë tha në ‘Facebook’, sikurse edhe Haki Çako, drejtori i Ediskobarit në polici, të njëjta gjëra deklaruan.
Por Europoli, në përgjigje të këtyre mashtrimeve, informon shqiptarët, informon europinët për përjashtimin e policisë shqiptare nga ky operacion, sepse kjo polici i kishte informuar se Balili ka mbrojtjen e Ediskobarit dhe nuk mund të prekej.
Çështja Balili është tronditëse për Shqipërinë, rajonin, Europën e botën.
Dhe Balili që na kërcënoi me procedim penal për shpifja, ia mbathi andej nga ia mbathi Froku disa ditë më parë, por Ediskobari na mbeti këtu.
Dhe pasi iku, “u bënë të gjallë”, i pari Koço, që deklaroi se Balili është i LSI-së.
Pse ti them unë është i LSI-së, kur mbrojtjen ia ka bërë Ediskobari. Nga ta di unë që nuk i ka çuar paratë Ediskobarit”, u shpreh Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/