SKANDAL/ Shkodër, përdhunohen tre vajza në Rezidencën e Fëmijëve, arrestohet drejtoresha dhe...

SKANDAL/ Shkodër, përdhunohen tre vajza në Rezidencën e Fëmijëve, arrestohet drejtoresha dhe katër vartëse

86
0
Shares

Prokuroria e Shkodrës urdhëron ndalimin e punonjësve të Qendrës së Fëmijëve, të dyshuar për ”Keqtrajtim të të miturve” dhe ”Shpërdorim detyre”. Burimet zyrtare bëjnë ët ditur se Prokuroria e Shkodër ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion.
Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë ka marrë sinjalizim nga institucioni i Avokati i Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli.
Prokuroria e Shkodrës ndërmori menjëherë veprimet hetimore, në bazë të të cilave janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.
Nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë. Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e …
A. Llazani, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër
B. R. Camaj, punonjëse e Qendrës
C. Sh. Nishani, punonjëse e Qendrës
D. N. Rramolli, punonjëse e Qendrës
E. V. Marku, punonjëse e Qendrës

Këto persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.
Urdhrat e ndalimit të Prokurorisë së Shkodrës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Rreth një vit më parë, e njëjta rezidencë fëmijësh u bë objekt i një tjetër skandali i dhunës fizike ndaj fëmijëve.
dhuna-620x330

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY