SHËNIM/ Skandali te “Fëmijët” në Shkodër, Klosi emëron e shkarkon drejtoreshat, por...

SHËNIM/ Skandali te “Fëmijët” në Shkodër, Klosi emëron e shkarkon drejtoreshat, por përgjegjësinë ia faturon bashkisë

65
0
Shares

Blendi Klosi, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pas “bombës së dytë” që i ka plasur në më pak se një vit në Rezidencën e Fëmijëve në Shkodër, “nuk mban dot më” dhe “e shkarkon” përgjegjësinë te bashkia e Shkodrës.
Jo më larg se data 8 korrik 2015 kur ai shihte nga afër situatën në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, pas ngjarjes së bërë publike në media, ku një nga edukatoret e këtij institucioni dhunonte fëmijët e strehuar në të, ministri Klosi dha dy sihariqe… “shkarkimin e drejtoreshës së kësaj qendre, Anjeza Gjeluca” dhe “test shumë të rreptë për të gjithë edukatorët, test shumë të rreptë për çdo punonjës të shtetit shqiptar që merr përsipër një detyrë kaq fisnike sa përkujdesja për fëmijët jetimë apo për fëmijët me probleme të ndryshme”.
Një vit më pas, edhe drejtoresha e re, A. Llazani , “identifikohet” si përgjegjëse për “përdhunimin e dyshuar” të tre vajzave të kësaj qendre, ndërsa ministri Klosi, pa dhënë rezultate e “testit për edukatorët dhe punonjësit”, bënë një “kapërcim” që askujt “nuk ia rrok mendja” dhe artikulon, “është rasti ti kujtoj çdo bashkie, përgjegjësinë prioritare për sigurimin e standardeve më të larta për trajtimin e fëmijëve”.
Pas kësaj, ai mund të shkoj ose jo sërish te Rezidenca e Fëmijëve në Shkodër, por një gjë është e sigurt drejtoreshën e re sërish vetë do e emërojë…
Çfarë pritet të ndodhë tjetër në këtë shtëpi fëmijësh apo të tjera, si në Durrës e në Tiranë (edhe këto objekt denoncimesh skandalesh në media), që Blendi Klosi të japë dorëheqjen…?! Por një gjë është sërish edhe më e sigurt… Ai nuk ka by… të shkarkojë përgjegjësitë te Vangjush Dako apo ca më keq te Erion Veliaj…, ndaj edhe bën pelivanin duke vetëvarur dekorata meritash dhe duke shpërndarë përgjegjësi …

Artur Bego

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY