Prokurori i Përgjithshëm: Kemi nisur hetimet prej 5 ditësh, gjithçka do dalë...

Prokurori i Përgjithshëm: Kemi nisur hetimet prej 5 ditësh, gjithçka do dalë në dritë

38
0
Shares

Hetimi për pajisjen përgjuese të policisë ka nisur që para 5 ditësh, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla në komisionin e Sigurisë në Kuvend.

Llalla tha se Prokuroria ka krijuar një grup hetimi për cështjen e përgjimit dhe ka nisur hetimi për praninë e kësaj pajisjeje dhe përgjimet e mundshme. Procesi po vazhdon tha ai duke theksuar se kushdo që do të pëngojë hetimin do të hetohet po ashtu prej saj për të shkuar para ligjit.

Sipas Prokurorit cështja është shumë e rëndësishme pasi bëhet fjalë për sigurinë kombëtare. Hetimet do të bëhen publike shumë shpejt, tha Llalla.

Prokuroria është informuar për pajisjen përgjuese nga SHISH para dy muajsh.

Dy drejtuesit e policisë shqiptare, ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mohuan egzistencën e një makine përgjuese në polici.

Ministri tha se ka një pajisje që nuk përgjon dhe se policët nuk janë trainuar për përgjim. Lidhur se pse kjo aparaturë shkoi në Vlorë ai tha pyesni specialistët e interforcës se ata kanë një program trainimi.

Ne fund te seancave degjimore, nenkryetari I Komisionit qe drejtoi edhe Komisionin kerkoi dorehqejen e ministrit te Brendshem dhe drejtorit te Policise per te lene mundesine e hetimit te paanshem te ceshtjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY