PËRGJIMI/ Ambasadori italian: Nuk mund të jap hollësi për pajisjen

PËRGJIMI/ Ambasadori italian: Nuk mund të jap hollësi për pajisjen

69
0
Shares

Ambasadori Italian në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me pajisjen e përgjimit që ka ardhur në Shqipëri nga skuadra special e policisë italiane e njohur si Interforca.
Diplomati Italian Alberto Cutillo tha se nuk mund të japë detaje në lidhje me një çështje që tashmë është në hetim nga autoritetet.
“Nuk mund të komentoj në lidhje me këtë çështje në një kohë që është në zhvillim nga hetimet përkatëse. Aktualisht mund të them që ka vetëm një bashkëpunim maksimal mes Shqipërisë dhe Italisë”, u shpreh ambasadori Alberto Cutillo.
Prokuroria shqiptare tashmë është në pritje të përgjigjes nga Interforce për pajisjen që sipas ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako ka shërbyer për trajnim në Akademinë e Policisë dhe jo për përgjime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY