Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi sot në komisionin e Sigurisë se policia nuk disponon një pajisje përgjimi.
“Policia e Shtetit nuk ka pasur nuk ka dhe as mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia e shtetit bën detyrën e saj për të reformuar sektorin e sigurisë dhe për ti dhënë qytetarëve shqiptar një standard të ri shërbimi dhe sigurie”.
Ministri tha se po vijon hetimi dhe i kam vënë gjithçka në dispozicion këtij hetimi. Deklaroj se nuk kemi shkelur dhe nuk do të shkelim ligjin. Policia e shtetit do të përdorë cdo pajisje që është e ligjshme, tha ministri Tahiri.
Gjatë një bisede në Top Story lidhur me përgjimet e paligjshme që thuhet se janë bërë nga policia, Tahiri tha se policia ka një pajisje përgjimi e cila ka ardhur disa javë më parë në Shqipëri. Ajo pajisje I perket partnereve te huaj te policise dhe eshte vetem per ceshtje stervitjeje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/