Kreu i Shërbimit Sekret, Visho Ajazi: Si e zbuluam pajisjen përgjuese

Kreu i Shërbimit Sekret, Visho Ajazi: Si e zbuluam pajisjen përgjuese

56
0
Shares

Kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika ka dëshmuar në komisionin e sigurisë lidhur me pajisjen përgjuese.

Ja cfarë deklaroi Visho Ajazi:

“Dy muaj të shkuara morëm informacion se një pajisje kishte ardhur në Shqipëri. Ne u informuam që ajo pajisje ishte vendosur në Vlorë për trajnim. Se çfarë është kjo pajisje të gjithë mund ta shohin në internet. Ajo pajisje na thanë se nuk ishte deklaruar. Për këto arsye, i shqetësuar se një pajisje e tillë mund të përdorej në mënyrë të paligjshme, raportova te Prokurori i Përgjithshëm. Kaq informacion kishim ne. Lidhur se me çfarë është thënë në media, ne refuzojmë të shkojmë publikisht se kemi punën tonë.

I kërkuam Prokurorisë të marrë informacione më shumë për këtë pajisje. Për asnjë moment ne nuk kemi kërkuar të zbulojmë si përdoret kjo pajisje se ne nuk kemi tagër. Është tagri i Prokurorisë, i vetmi informacion që kishim është që pajisja kishte hyrë në Shqipëri dhe përdorej për trajnim nga Policia italiane për policinë shqiptare. Të gjitha të tjerat janë nga Prokuroria, s’kemi asnjë informacion kush është përgjuar dhe si është përgjuar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY