Gazetari Telnis Skuqi, ja lajmi i ATSH për arrestimin e Balilit, e...

Gazetari Telnis Skuqi, ja lajmi i ATSH për arrestimin e Balilit, e shkruajta në 2006

338
0
Shares

Gazetari Telnis Skuqi ka publikuar sot lajmin që agjencia zyrtare e lajmeve ATSH ka publikuar para dhjetë vitesh lidhur me arrestimin e Klement Balilit. Skuqi replikon me ministrin e Brendshëm i cili ka deklaruar se nuk ka informacione në dosjen e Balilit.

“Sinqerisht më janë dashur 7 (shtatë) ditë për të gjetur nga arkivi im personal lajmin që në 7 (shtatë) ditët e fundit ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mundohet të justifikohet se nuk ka prova.

Ky lajm që po publikoj sot të pacensuruar është raportuar për llogari të ATSH.

Ky fakt provon se “Escobari i Ballkanit”, Klement Balili dhe 3 (tri) policë, njëri prej të cilët sot është në radhët e policisë së shtetit, janë ndaluar nga policia e Delvinës, ditën e diel, më 16 korrik 2006, me 625 kg hashash.

Ky operacion është zhvilluar në drejtimin e ish shefit të komisariatit, i shkarkuar nga detyra pas 23 qershorit 2013, Latif Kulla.

Natyrshëm çdo gazetarë do të bënte pesë pyetje:

1. Kush e ka fshirë nga dosja e policisë këtë operacion?

2. Ku ndodhet automjeti i bllokuar sot?

3. Pse prokuroria e ka mbyllur çështjen e trafikimit të lëndës narkotike?

4. Ku ndodhet sot lënda narkotike?

5. Kush e ricikloj Klement Balili dhe Ylli Kapon pas 23 qershorit 2013?

Shteti funksion me letra, njerëzit kam memorie, nuk kanë justifikime të tipit Tahiri apo Rama.”
atsh lajmi i balilit

Në foto, faksimile e shkrimti të publikuar në ATSH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY