Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka dëshmuar në lidhje me pajisjen përgjuese që besohet se ndodhet ën duart e policisë dhe kryen përgjime të paligjshme ndaj zyrtarëve dhe personave të ndryshëm në vend.
Drejtori Haki Cako deklaroj se policia e shtetit në gjithë veprimtarinë e saj ka zbatuar vetëm ligjin. Edhe në rastin konkret nuk ka kryer dhe nuk kryen përgjime telekomunikimi, tha ai.
“Prej disa ditesh ka nisur një procedim penal në lidhje me pajisjen përgjuese. Që prej asja dite kemi vendosur në dispozicion të përgjimit të gjitha të dhënat që lodhen me cështjen e pajisjes përgjuese. Policia e shtetit nuk ka pasur, nuk ka pajisje përgjuese dhe nuk ka zhvilluar përgjim ndaj askujt”, deklaroi Cako.
Ndërhyri deputeti Flamur Noka duke e ballafaquar drejtorin e Policisë me deklaratën e ministrit Tahiri që ka deklaruar se është një pajisje gjurmuese që mbahet nga policia.
Drejtori Cako përsëriti sërish se nuk kemi në inventarin e policisë asnjë pajisje të përgjimit telefonik.
Po të gjurmimit? E pyeti Ndoka.
Policia e Shtetit nuk ka pajisje të përgjimit telefonik, tha Cako.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/