Ksenofondos Anagnostopoulos ishte përgjegjës për sigurimin e shoferëve të rinj për transportin e lëndës narkotike drejt Gjermanisë dhe që kishte rolin e kujdestarit për të arrestuarit e grupit të Klement Balilit. Ai rezulton se ka qenë disa herë në Shqipëri.
Sipas të dhënave, për herë të fundit, ai ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës më 5 mars të këtij viti dhe ka dalë dy ditë më pas. Kryesisht, hyrje – daljet në pikat kufitare, 52-vjeçari i bënte në këmbë dhe përgjithësisht, përdorte pikën kufitare të Qafë Botës, për të arritur më shpejt në Sarandë.
Në informacionet e mbledhura, Anagnostopoulo rezulton se herën e fundit, në Shqipëri ka qëndruar në resortin e Klement Balilit, ku dyshohet se është planifikuar transporti nëpërmjet detit i 678 kg kanabis të papërpunuar. Sasia e drogës u kap gjatë operacionit ndërkombëtar nga policia greke në ishullin Zakinthos. 52-vjeçari ishte autorizuar për këto bisedime nga koordinatori i transportit, greku Gjeorgio Alifandi.
Ksenofondos Anagnostopulos sipas policisë greke, është anëtarë kyç i organizatës kriminale, pronar i kompanisë tregtare të makinave të përdorura, i ngarkuara me gjetjen e kamionëve për transportimin e sasisë së narkotikëve, magazinimin e përkohshëm të saj në shtetin grek dhe transportimin e mëtejshëm drejt vendeve të Europës Perëndimore, përmes Greqisë. /TV Klan/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/