Berat, ofronte prostitucion qytet më qytet, “Hani” prangos tutorin

Berat, ofronte prostitucion qytet më qytet, “Hani” prangos tutorin

88
0
Shares

Sot, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, mbi bazën e një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor “Hani”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i 26-vjeçarit Sokol Ago, banues në Berat.
Ndalimi i këtij u bë pasi nga hetimet e kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, ky dyshohet se ka ushtruar aktivitetin kriminal të “Shfrytëzimit të prostitucionit“ ndaj shtetases B. K., 21 vjeçe,  banuese në Berat. Ky aktivitet kriminal kryhej në qytetet Berat, Tiranë dhe Elbasan.     
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY