Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin kanë shpërndarë sot çeqet me fondet e BE-së për dëmshpërblimin e fermerëve të përmbytur në Novoselë.
Por nga ceremonia me regji qendrore, ajo që ra në sy, veç batutave “të zakonshme” të Ramës kur takohet me “popullin”, kishte të bënte edhe me “vjedhjen” e meritës së dëmshpërblimit nga kryeministri.
Nuk dihet në se ishin porositur apo jo, por ata qytetarë që ju ra “fati” që të merrnin çekun, para kameras së regjisë qëndrore të kryeministrit, falënderonin Edi Ramwn, qeverinë, biles edhe Kananin (Shakajn, ish-kryetar i kësaj komune), por asnjë nuk falënderoi BE apo Romana Vlahutin.
Kulmin e arriti vetë kryministri, kur pas një “spiunimi” që Kanani i bëri një “ballisti” që doli para kameras për të marrë çekun e dëmshpërblimit, ai (Edi Rama) “i vuri vulën” injorimit të kontributit të BE për dëmshpërblimin e banorëve të Novoselës.
“Merre çekun e dëmshpërblimit nga komunistët”, iu drejtua Rama “ballistit”, duke i dhënë çekun me paratë e BE-së.
Batutat
Edi Rama: Të vij Resmi Hoxhaj, të marrë çekun e dëmshpërblimit
Kanaj Shakaj (Në vesh Edi Ramës): Ky është ballist
Edi Rama: Po t’i pse me Ballin? Ç’ne?
Resmi Hoxhaj: Jam nga një fshat që ka qenë bazë e ballistëve.
Edi Rama: Aaa. Na merre dëmshpërblimin nga komunistët.
Resmi Hoxhaj: Rroftë qeveria. Rroftë Kanani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/