Vdes gruaja e vetme që dëshmoj për dhunimet serbe

Vdes gruaja e vetme që dëshmoj për dhunimet serbe

67
0
Shares

Marte Tunaj u nda nga jeta këtë fundjavë, por pas vetës la një dëshmi rrëqethëse e trishtuese për luftën e fundit në Kosovë. Ishte gruaja e parë në Kosovë që dëshmoi hapur për dhunimin dhe mori guxim, e kurajo dhe i përkrahi edhe femrat tjera, dhe ndoshta është më meritorja që shteti i Kosovës i hapi sytë për tu marrë dhe trajtuar seriozisht këtë kategori.

Mbi të gjitha Marte Tunaj e njoftoj botën dhe e bindi faktorin ndërkombëtar për tmerrin që forcat serbe kishin bërë në Kosovë. Ishte gjykatësi francez Patrice de Charet që udhëhoqi gjykimin kundër Millosh Jokiqit i akuzuar për krime lufte, kurse Marta ishte dëshmitare kyçe. Martja nuk lejoj që publiku të lëshojë sallën kur nisi rrëfimin e saj.

“Dua të gjithë të dëgjoni, edhe burri edhe familja, edhe gazetarët”, ishte dëshmia që Marta e tha në fillim të këtij procesi, raporton rajonipress.

Për kontributin e Marte Tunajt në ceremoninë e varrimit folën edhe luftëtarë e përfaqësues të veteranëve të luftës.

Abdyl Bajrami nga OVL e UÇK-së tha se i jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë luftës të nënës Marte Tunaj dhe familjes Selmani.

“Familja e Sherif Vehbi Selmanit na mbështeti në kohët më të vështira të luftës për liri të UÇK-së. Rreth shtëpisë së tij u zhvilluan shumë aktivitete në kuadër të organizimit e zhvillimit të UÇK-së për anën tonë e më gjerë. Nëna e Sherif Selmanit ishte një grua e vendosur dhe shumë e guximshme dhe e gatshme në çdo moment të sakrifikohej për liri. Nëna e Sherif Selmanit do të mbetet në kujtesën tonë si një nënë që edukoi fëmijët e sajë të luftojnë për liri. Nëpër duart e saja, kaluan jo vetëm ushqimet e veshmbathjet për ushtarët e lirisë, por edhe armë e municione. Nëna e Sherifit ishte shembull konkret, se edhe femrat dhënë kontribut të çmueshëm për lirinë, që po e gëzojmë sot”, tha Abdyl Bajrami.

Kush ishte Marte Tunaj

Marte Tunaj me prejardhje nga Gjakova ishte e martuar në Verban të Vitisë për Vebih Selmanin një luftëtar trim i cili vdiq para pak kohësh.

Marte Tunaj la një histori interesante. Ajo më 30 maj të vitit 1999 ishte maltretuar, keqtrajtuar dhe përdhunuar nga paramilitari Millosh Jokiq ndaj të cilit më 25 shkurt të vitit 2000 ishte ngritur aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile në Viti. Në veçanti deklarata e Marte Tunajt se ishte dhunuar nga Jokiqi ishte aq e guximshme dhe trimëruese saqë Jokiq urgjentisht nga forcat e KFOR-it ishte arrestuar.

Por nuk përfundon këtu historia e Marte Tunajt. Ajo e kishte shumë të vështirë që pas luftës t`i rrëfente familjes dhe burrit për tërë atë që i kishte ndodhur me Jokiqin. “E mora guximin dhe i dhashë vetës detyrë që ta denoncoja në polici Jokiqin. E bëra këtë për hir të shumë nënave e grave shtatzëna që ishin keqtrajtuar nga Jokiqi. Burri im e mori vesh tek pasi u bë gjyqi dhe i jam shumë mirënjohës që më përkrahu deri në fund”, pati rrëfyer ajo për rajonipress.

Tunaj thoshte se guximin për të dëshmuar si grua shqiptare ia fali Kosovës, djalit të saj Sherifit i cili ishte pjesëtar i UÇK-së dhe ishte i vetmi i mitur në tërë rajonin e Vitisë.

Ajo së bashku me burrin e saj Vebih Selmanin dhe djemtë ishte pjesëmarrëse e luftës së fundit. Lufta me të mirat e me të këqijat asaj i solli një ngjarje tronditëse. Për shkak të aktivitetit në UÇK të burrit të saj dhe djemve ajo dhunohet.

Martja ndihej e shqetësuar për fatin e femrave të dhunuara dhe për rajonipress pati dhënë një mendim se si duhet të trajtohen ato. “Tani kam 65 vite dhe marr nga shteti një ndihmë prej 96 eurove. Përcjellë me vëmendje tërë debatin rreth femrave të dhunuara gjatë luftës dhe nuk më vije mirë që dikush flet me paragjykim për këtë kategori. Jam e befasuar dhe shumë e shqetësuar me ato diskutime në Parlament e Qeveri rreth asaj se a duhet apo nuk duhet të paguhen këto femra të dhunuara. Vërtet është turp për këtë Qeveri e këto institucione që ende pas 15 vitesh diskutohet se a duhet apo jo të kenë ndihma financiare femrat e dhunuara” shprehej Martja.

Ajo pati rrëfyer se gjatë luftës së fundit e kishte fituar diabetin dhe vetëm për një muaj shpenzonte mbi 80 euro vetëm për barna. “Nuk jam pishman që u kam dhënë bukë pjesëtarëve të UÇK-së dhe u kam qepur edhe rrobat. E kam bërë me vullnet e dëshirë, por nuk mund të pajtohem me faktin se Qeveria e përkohshme më përzuri nga vendi i punës dhe askush kurrë nuk është përkujdesur për mua”, thoshte ajo e revoltuar.

Martja thoshte se e ka guximin të flas në emër të të gjitha grave të dhunuara që shteti të mendoj dhe të bëjë të pamundurën që tua mundësojë një pagesë dinjitoze.

“Është gjynah që femrat e dhunuara të mbesin nën mëshirën e lëmoshës. Ato kanë nevojë për përkujdesje e tretmane të ndryshme mjekësore”.

Ndryshe Marte Tunaj është femra e vetme në Kosovë që ka dëshmuar publikisht për dhunimin e kryer nga ana e Millosh Jokiqit. Tunaj ka dëshmuar në prezencë të burrit dhe publikut në sallë dhe si rezultat i rrëfimit të saj rrëqethës Jokiq ishte dënuar me 20 vite burgim.

Në gjykimin kundër Millosh Jokiqit patën dëshmuar 40 dëshmitarë në mesin e tyre edhe Marte Tunaj nga Verbani i Vitisë. Tunaj me dëshmi rrëqethëse pati prezantuar para trupit gjykues që udhëhiqej nga Patrice de Charette, shumë fakte dhe prova bindëse.

Millosh Jokiq sipas Marte Tunajt më 30 maj 1999 nën kërcënimin e thikës kishte kryer marrëdhënie seksuale. Jokiqi ishte i armatosur deri në dhëmbë.

“Ai së pari i mori të gjitha të hollat nga banorët dhe mua më qoi në kuzhinë ku më urdhëroi të zhvishem. Refuzova me tërë forcën time, por ai nxori thikën dhe nën kërcënimin e thikës, kreu marrëdhënie seksuale”, kishte rrëfyer Tunaj. /express/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY