Suedi, arrestohet në Stokholm djali i Mehmet Shehut

Suedi, arrestohet në Stokholm djali i Mehmet Shehut

139
0
Shares

Policia suedeze ka arrestuar djalin e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu. Burime të Ora News konfirmojnë se në Stokholm është vënë në pranga Skënder Shehu. Arrestimi i Skënder Shehut është bërë një muaj më parë, por lajmi u publikua sot, 17 maj.
Sipas burimeve të Ora News Skënder Shehu është arrestuar pasi u kap në banesën e tij me një sasi të konsiderueshme marijuane.
Marijuanë u gjet në banesën e cila ishte e regjistruar në emër të Skënder Shehut dhe në emër të një shtetasi të huaj dhe ishte marrë me qera.
Autoritetet suedeze vijojnë hetimet për Shehun dhe shtetasin tjetër, në lidhje me sasinë e marijuanës së gjetur.
Ndërsa nga policia shqiptare nuk kemi një informacion në lidhje me këtë arrestim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY