Arrestohet një 26 vjeçar nga Tirana për llogari të drejtësisë italiane. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë vunë në pranga Xhevahir Poleshi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me shkresën e datës 12.05.2016 nga Zyra Qendrore Interpol Tirana pasi, Interpol Roma ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombetar me datë 04.05.2016, në bazë të vendimit penal të Gjykatës Genova/Itali, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes” .
Policia ka njoftuar ZQK Interpol Tirana, për vazhdimin e proçedurave dhe kryerjen ekstradimit të Xhevahir Poleshi drejt shtetit italian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/