Kanosën me armë zjarri të riun në lokal, pranga dy autorëve

Kanosën me armë zjarri të riun në lokal, pranga dy autorëve

104
0
Shares

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Fierit me akuzën e kanosjes së një personi.

Policia ka arrestuar 27 vjeçarin Eneo Bubullima, banues në lagjen “Sheq i Madh” dhe File Avdiraj 27 vjeçe, banuese në fshatin Levan.

Ngjarja sipas bluve ka ndodhur në një lokal bar-kafe në lagjen “1Maji” në Levan. Policia është sinjalizuar se po ndodh një konflikt.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë kapur në flagrancë shtetasen File Avdiraj duke fshehur armën tip pistoletë me të cilën shtetasi Eneo Bubullima, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin me iniciale R.M, 26 vjeç, banues në fshatin Levan.

Blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me 6 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY