Greqi, identifikohet autori i dyshuar që vrau dhe i preu kokën shqiptarit

Greqi, identifikohet autori i dyshuar që vrau dhe i preu kokën shqiptarit

86
0
Shares

Policia greke duket se është drejt zbardhjes së autorit të vrasjes së shqiptarit që u gjet me kokë të prerë rreth një javë më parë (09/05/2016)
I dyshuari kryesor sipas gazetës greke, “To Vima” është një bari shqiptar në fshatrat kufitar të Janinës.
Sipas gazetës, identifikimi i të dyshuarit vjen pas analizimit të thirrjeve të viktimës dhe informacionet e tjera.
Dyshohet se bariu shqiptar ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë për të kryer vrasjen e Bledar Terpollarit.
Sipas gazetës, një shqiptar ka pohuar në polici se 26-vjeçari është vrarë për trafik droge dhe se autori mund të jetë fshehur në një shpellë ose në zona të izoluara në rajon.
Gazeta shkruan se nuk ka dyshime se autori mund të ketë hyrë në Shqipëri. Megjithatë, hetimet janë duke vazhduar intensivisht për të zbuluar plotësisht ngjarjen dhe motivin e saktë të vrasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY