Gjykata “e burgos” në shtëpi, Manjani e shkarkon kancelaren

Gjykata “e burgos” në shtëpi, Manjani e shkarkon kancelaren

78
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur “arrest shtëpie” për kancelaren e Gjykatës së Apelit Durrës, Suzana Mandia, dyshuar për korrupsion pasiv. Kjo ka qenë dhe kërkesa e Prokurorisë për të cilën ka dhënë vendimin Gjykata.
Mandia ishte nën hetim për manipulimin e shortit të gjyqtarëve, kundrejt ryshfetit.
Ajo është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve dhe një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë pas vendimit të Krimeve të Rënda për arrest shtëpiak ndaj kancelares së Gjykatës se Apelit Durrës, ka ardhur vendimi i shkarkimit të saj nga detyra nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Manjani ka përshëndetur aktin e Prokurorisë, ndërsa ka theksuar se inkurajon hetime të thella dhe të plota.

Njoftimi i plotë i Policisë

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë së datës 17.05.1016, për ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 98, datë 17. 05. 2016, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç, i Kodit  Penal, në ngarkim të shtetases:
• Suzana Mandija, 58 vjeçe, banuese në Durrës,  kancelare pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Ekzekutimi i këtij vendimi është bërë në bazë të një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale, nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë korruptive, të shtetases së mësipërme.
Suzana Mandija ka ndikuar në hedhjen e shorteve elektronike.
Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY