Kroçiera më e madhe në botë, më shumë se katër fusha futbolli në gjatësi dhe me një kapacitet prej 6780 pasagjerësh, është ankoruar në Angli përpara se të nisë udhëtimin e saj.
Një tufë njerëzish ishin mbledhur për të përshëndetur anijen ‘Harmonia e deteve”, që ka kushtuar plot 1 miliard dollarë.
Anija do e nisë udhëtimin të dielën dhe do të mbërrijë në Roterdam.
Më pas do të udhëtojë drejt Barcelonës, ku do të nisë një udhëtim prej në mbarë Mesdheun perëndimor.
Në dimër do të udhëtojë mes Floridës dhe Karaibeve.
Ajo ka një ekuipazh prej 2100 personazh nga 77 vende të ndryshme dhe është një qytet lëvizës.
Ka një rrëshqitëse prej dhjetë katesh, më e madhja në det, 23 pishina, 20 restorante, 52 pemë, simulator sërfi, banakierë robotë, një kazino dhe mure për alpinizëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/