Erion Veliaj rekruton te Njësia Nr. 5 “mercenarë” për “revolucionin” kundër gjykatave

Erion Veliaj rekruton te Njësia Nr. 5 “mercenarë” për “revolucionin” kundër gjykatave

70
0
Shares

Kaq qenë një takim i paralajmëruar me banorët e Njësisë nr. 5 të Tiranës, për prezantimin e projektit të Sheshit “Skënderbej”, por në fakt ka rezultuar se ishte një fushatë rekrutimi për “mercenarë” në “revolucionin” kundër gjykatave.
“Nuk do të lejojmë asnjë ndërtim poshtë digës”, u shpreh i sigurt Veliaj me disa banorë të kësaj njësie, pavarësisht së çështja është për gjykim.
Duke lënë të nënkuptojë se nuk do të pranojë asnjë vendim tjetër gjykate veç vendimin për moslejimin e ndërtimeve poshtë digës, Veliaj artikuloi thirrjen… “Gjykata ka dy mundësi, ose të shitet e të blihet ose të marrë vendimin e duhur në gjykatën administrative. Në rast se ndodh ndryshe, ju do të jeni të parët që do të lajmëroheni e do të thirreni, për të mos lejuar ndërtimet poshtë digës”, u shpreh Veliaj, “i pa duruar” për të pritur e respektuar vendimin e gjykatës.
Me këtë thirrje “bashkëbisedimi” i Veliajt me banorët mbaroi, duke ia lënë këtë përgjegjësi Gentit, sepse ai me Pandin do të shkonin në mbledhjen e kryesisë së partisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY