YLLI DYLGJERI/ Kur më ofruan edhe mua një pajisje përgjimi dhe batuta...

YLLI DYLGJERI/ Kur më ofruan edhe mua një pajisje përgjimi dhe batuta e Fatos Nanos

61
0
Shares
ylli dylgjeri, vogel

Ylli Dylgjeri

Në vitet 2000 – 2004 kam drejtuar Ministrinë e Rendit nga posti i Sekretarit te Përgjithshëm. Trafiqet edhe në këtë kohë ishin prezentë në vend.
Kujtoj se një kompani italiane kontaktoi me zyrën time për të demonstruar një aparaturë përgjimi, prodhim i vetë kompanisë italiane. Deri këtu nuk pashë asnjë shqetësim për të refuzuar demonstrimin. Ekspozitat kudo janë të hapura edhe për publikun. Me sa kujtoj, në çdo Kongres Interpoli, kompanitë e prodhimit të aparaturave inteligjente ekspozonin prodhimet e tyre në ambientet ku zhvilloheshin punimet e kongresit.
Për të mos u zgjatur u njoha me pajisjen dhe përdorimin e saj dhe kaq. Më tej, nuk ishte në tagrin tim, apo në ligjin e Policisë së Shtetit përdorimi i kësaj pajisje. Njëherësh nuk pati kurrkush iniciativë, apo ngasje, për ti hyrë aventurës së blerjes. Biles po kujtoj edhe batutën e ish kryeministrit të kohës Nano, kur ne nguronin te flisnim hapur në telefon me të, na e kthente me humor:  “fol hapur se nuk kemi as përgjime, e as lekë për të blerë përgjues!”
Uroj që lajmi i hapur së fundi mbi pajisjen e përgjimit në ministrinë e Brendshme të jetë i rremë. Përndryshe, është SKANDAL!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY