Tefta Xhelili, e shoqja e ish-kryetarit të bashkisë së Dibrës tha sonte në tv Klan gajtë një interviste se nuk kishte pasë dijeni për videon deri në momentin që e kishte parë në tv.
“Nuk kam pasë dijeni përpara se të shfaqej video.
Prej 32 vitesh jetoj me Shukriun dhe fatmirësisht dhe falë jetës që ne kemi kaluar kemi pasë marrëdhënie të shkëlqyer, kemi dy djem të mrekuluueshem, njëri është i martuar dhe ka një vajzë. Jemi një familje që nuk kemi qenë problematike asnjeherë.
Momentte e transmetimit ishin momente hutimi, por detyra ime ishte që të mbajë afër familjen. Kemi qenë më të bashkuar se kurrë”.
Tefta tha se e njihte vajzën e videos dhe se ishte një banore e vjetër e qytetit. “ E njoh vajzën.është një banore e vjetër e qytetit”, tha ajo pa komentuar më shumë rreth saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/