Stresi deklarata të forta nga Spanja: E votuat Ramën …

Stresi deklarata të forta nga Spanja: E votuat Ramën …

77
0
Shares

Reperi shqiptar Aerkimed Lusha, i njohu si Stresi, nga Spanja ka dhënë një intervistë duke iu përgjigjur jo vetëm revistës “Who”, por edhe atyre fansave që shokoi me deklaratën e tij për të u larguar nga Shqipëria dhe skena muzikore.
Por Stresi nuk do largohet nga vendi dhe muzika përgjithmonë, ai do të kthehet në fillim të vitit tjetër në Shqipëri por edhe me projekte të reja muzikore.

Intervista e plotë më poshtë:

Stresi, ku je tani?

Në Spanjë për pushime mujore (qesh)

Çfarë po bën atje?

Vetëm plazh nudo si kryeministri nuk po bëj këtë ta garantoj…

Të shohim gjithë ditën duke bërë palestër… Si po e kalon kohën?

Të them drejtën më ka hyrë në qejf dhe nëse e keni vënë re unë kam lënë çdo lloj nikotine për një kohë, ose shpresoj përgjithmonë, por s’e di, s’mund të them asgjë akoma. Kohën e kaloj shumë shumë mirë, kam shok e miq në çdo shtet, shumë e vogël më duket kjo botë.

Po mendon për muzikë, po krijon diçka?

Muzikë normalisht që jam duke krijuar dhe përfitoj nga rasti të them që kur të kthehem do keni çfarë të dëgjoni. Unë fle i qetë natën, kurse 80% e reperëve flenë me dy mendje, të isha si ata më mirë do ta lija repin se e kanë dhi duke kopjuar, duke vjedh. Në fakt nuk e di çfarë lloj karakteri apo sedre kanë, t’ju vijë turp.

Pse ky vendim për të ikur nga Shqipëria?

Ika sepse kisha nevojë për një pauzë të tillë, të bëj qejf pafund e njëkohësisht të mendoj dhe për rikthimin tim që do jetë totalisht ndryshe nga çfarë keni parë tek unë, dmth ikja ishte të bëja më të mirën për veten dhe besoj po e bëj.

U lodhe, apo kishte një arsye tjetër?

Asnjëherë nuk lodhem, madje mërzitem kur rri kot, dua të jem 24/7 në lëvizje…

A është kjo një strategji e jotja për të marrë më shumë vëmendje?

Vëmendje?! Unë ku të iki më parë nga vëmendja. Nuk është ajo dhe as nuk ka qenë qëllimi im të bëj atë lojë, pasi më njohin kush jam. Vëmendje duan ata që e kanë biznes familjar dhe jetësor muzikën e famshme, që çfarë nuk kanë bërë për të arritur tek fama, kurse mua fama më zgjodhi vet sepse jam i lezetshëm (qesh).

Më kë po jeton atje?

Momentalisht kam shokun e jetës me vete, babin, i cili po bën pushime dhe do kthehet në Tiranë, ndërsa unë do vazhdoj të shëtis gjithë Spanjën dhe pastaj të shohim.

Për sa kohë do të mungosh?

Këtë po e them ekskluzive tek ju që mbas vitit të ri, dmth diku në 2017-tën edhe mund të vi deri sa të kem mbaruar krijimet e mia sepse dua të nxjerr me sukses albumin në treg. E kam ëndërr albumin e tretë, t’ju tregoj të gjithëve çfarë do të thotë të bësh rep me shpirt e me zemër e jo rep me bythë.

Je i sigurtë që do të rezistosh deri në fund?

Kam një këngë që e kam pothuajse të mbyllur, por do lançohet kur të nxjerr albumin dhe në të them: “Mos u dorëzo se merr fund, ki besim dhe thuj që asiher s’u nala… Dhe unë nuk dorëzohem asnjëherë.

Kur të kthehesh do merresh sërish me muzikë?

Patjetër që po Stresi-Stresinjo back, unë s’kam thënë që do e lë, thjesht po bëj një pauzë.

A po vazhdon të komunikosh me familjen, miqtë, fansat?

Çdo ditë, sidomos me fansat që më luten të kthehem çdo orë dhe për këtë i falenderoj shumë.

Çfarë mendon se do të të mungojë më shumë nga këtu?

Përveç nënës, asgjë tjetër.

Po vajzat?

Vajzat në punë (qesh)

Po vazhdon të sulmosh qeverinë Rama, ishte kjo një nga arsyet pse ike?

Familja më ka mësuar të mos i dorëzohem asnjë regjimi komunist, përveçse të jem i lirë kudo. S’ka lidhje, ai është kryeministri aktual që shqiptarët e mjerë dhe të lodhur e zgjodhën për një thes mielli, dikush për një iphone, i dhanë votën dhe tani po qajnë… Jo, t’ju bëhet mirë, të hanë m*t tani në vend të miellit. Dua të theksoj se nuk i trembem Edi orgjisë e as pushtetit të tij prej pederastave. Kam ikur sepse kështu m’u tek mua.

Do të kthehesh kur të vijë PD-ja në pushtet?

Si PS, si PD, njësoj për mua, i kthyer jam në të dyja rastet. Ishalla vij më shpejt që të jem duke e parë rënien e bustit, sepse s’ka dallim mes Xhaxhi Enverit dhe Edi Ramës…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY