Saimir Tahiri: Kemi pajisje përgjuese por nuk përgjon

Saimir Tahiri: Kemi pajisje përgjuese por nuk përgjon

63
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi ne top story te Sokol Balles, se pajisja përgjuese për të cilën po flitet është një teknikë për stërvitje të policisë që identifikon vetëm numrat e celularëve por nuk ka mundësi të përgjojë biseda.

Tahiri kërkoi nga Presidenti ta kishte thirrur në zyrë për të marë shpjegime lidhur me pajisjen. Ai tha se nuk e kuptoi se pse duhet të përgjohet Presidenti apo Sali Berisha.

Pajisja kushton mbi 2 mln euro.

“Lidhur me të ashtuquajturën pajisje përgjimi, Ministria e Brendshme, çdo strukturë e Policisë së Shtetit, s’ka patur nuk ka dhe s’mund të ketë me ligj pajisje përgjimi.

Ka një të vërtetë tjetër, Policia me partnerët kryejnë trajnime që ndihmojnë Policinë e Shtetit në luftën kundër kriminalitetit.

Në bazë të një marrëveshje të vitit 2007, Policia e Shtetit me atë italiane zhvillojnë trajnime periodike me partnerët italiane.

Me kërkesën time ne kemi kërkuar që agjencitë ligjzbatuese në botë si FBI dhe DEA të kenë prezencë fizike në Shqipëri, të punojnë me zyra me Policinë tonë.

Në këtë pikë, në trajnim ka edhe një pajisje që vetëm dedekton numrat e telefonave celularë që bëhen në një zonë të caktuar.

Kjo është njësoj sikur të marrësh një numërator dhe të shohësh numrat e telefonit. Ndodh shpesh që Policia përdor pajisje të caktuara për të bllokuar thirrjet telefonike në zona të caktuara.

Kjo pajisje është në çdo polici të botës. Por ne nuk e kemi. Shpresoj shumë ta kemi një ditë, por është e shtrenjtë.

Kjo pajisje nuk përgjon, vetëm identifikon numrat që përdoren në një zonë të caktuar”, tha ministri.

Ministri Tahiri tha se pajisja ka në Shqipëri vetëm pak javë. Detaje të tjera do të zbulohen nga prokuroria dhe hetimi, tha ministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY