Policia shkatërron serën më të madhe të kubikëve të Kanabisit në zonën...

Policia shkatërron serën më të madhe të kubikëve të Kanabisit në zonën e Balilit

52
0
Shares

Policia e Vlorës ka prishur serën më të madhe të kubikëve në Shqipëri, sipas një njoftimi të saj. Bëhet fjalë për parcelat e mbjella në fshatin Karroq të Sarandës, ku prej andej shiteshin fidanët e hashashit në një pjes ëtë mirë të jugut të vendit.

Të paktën 15 mijë kubikë u sekuestruan në këtë fshat.

Ndërkohë që janë asgjësuar asgjësuar në total 28.030 bimë narkotike “Cannabis sattiva” në Vlorë dhe Sarandë.

-Në fshatin Resulaj-Vlorë, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 1.000 rrënjë bimë narkotike “Canabis” të mbjella në anë të lumit, me lartësi nga 5 cm deri në 10 cm.

-Në fshatin Sevaster-Vlorë, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 530 rrënjë bimë narkotike “Cannabis”, të mbjella në vendin e quajtur “Pylli Dobre”, prej të cilave: 220 rrënjë ishin të mbjella në kubikë dhe 310 rrënjë të tjera të mbjella në tokë, me lartësi nga 5 cm deri në 20 cm.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, gjatë kontrollit të përbashkët për evidentimin e kultivimit të bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Ish-Posta Kufitare Perdhikal”, kanë zbuluar dhe asgjësuar në total 26.500 rrënjë bimë narkotike “Canabis”, prej të cilave:

-3.500 rrënjë bimë narkotike “Cannabis” ishin të mbjella në tokë me lartësi 5 cm deri në 40 cm.

– 23.000 rrënjë bimë narkotike “Cannabis”, prej të cilave: 15.000 kubikë dhe 8.000 rrënjë të tjera ishin të mbjella në tokë, në fshatin Karroq, me lartësi nga 5 cm deri në 30 cm.

Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Gjate veprimeve hetimore, Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej kultivuesve të 5841 bimëve narkotike që u asgjësuan në fshatin Ninat-Konispol, më datë: 14.05.2016, të cilin e ka shpallur në kërkim:

D. A. 52 vjeç, banues në Sarandë.

Punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Në të gjithë këtë zonë kishte aktivitetin e tij grupi i Klement Balilit, aktualisht personazh i medieve të rajonit dhe Europës, i cili prej disa ditësh është zhdukur duke i ikur edhe policisë shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY