Policia i sekuestron 1.3 mln dollarë të Rezart Taçit

Policia i sekuestron 1.3 mln dollarë të Rezart Taçit

49
0
Shares

Me urdhër të Gjykatës sot Policia e Shtetit ka vendosur nën sekuestro llogaritë bankare të Rezart Taçi.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, strukturat e specializuara kundër krimit financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin Kundër Pastrimit të Parave dhe Seksionin përkatës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë vënë nën sekuestro llogaritë bankare të shtetasit Rezart Taçi.

Bazuar në këtë vendim po kryhen veprime procedurale hetimore në 16 banka të nivelit të dytë dhe janë sekuestruar tashmë 1.3 milionë dollarë nga llogaritë e shtetasit në fjalë. Akuza ndaj Taçit është “Pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” dhe hetimet janë shtrirë edhe në lidhjet e tij shoqërore e familjarëve të përfshirë në këtë aktivitet. Edhe në vitin 2014, shtetasi Rezart Taçi ka qenë i proceduar penalisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimit financiar ne Policinë e Shtetit nën akuzat për “Fshehje te ardhurash, mospagim taksash, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY