PËRGJIMI/ Prokuroria kërkesë Interforcës për pajisjen

PËRGJIMI/ Prokuroria kërkesë Interforcës për pajisjen

54
0
Shares

Prokuroria e Tiranës është duke hetuar informacionet, tashmë të bëra edhe publike, mbi ekzistencën e një pajisje përgjuese nën kontrollin e policisë dhe pa autorizimin e gjykatës.
Pas deklaratave të zyrtarëve të policisë se policia shqiptare nuk i disponon këto pajisje dhe se veprime të tilla nëse bëhen janë nën asistencën dhe në partneritet me strukturën Interforce, prokuroria përmes Ambasadës Italiane i është drejtuar kësaj njësie.
Akuza ka kërkuar shpjegime, nëse kanë sjellë apo jo pajisje të tilla në Shqipëri dhe çfarë asistence ekspertët e saj kanë ofruar në fushën e përgjimeve për llogari të policisë shqiptare.
Burime pranë organit të hetimit thonë se kjo është një lëvizje që do të ndihmonte shumë në ndriçimin e hipotezave për ekzistencën apo jo të përgjimeve të paligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY